Roterdami gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve

Holanda synon finalen e dytë radhazi, Kroacia beson tek cilësitë e Modric me shokë

Emocionet e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kombeve kanë nisur të ndihen te Holanda dhe Kroacia. Dy kombëtaret do të masin forcat mbrëmjen e kësaj të mërkurë, për të shpresuar finalen dhe më pas trofeun, që do përkthehej në biletë direkte për Euro 2024. Të udhëhequr nga Kuman në stol tulipanët kërkojnë që të përsërisin suksesin e katër viteve më parë, duke prekur finalen, por që në fund u mposhtën nga Portugalia kampione e edicionit të parë të Ligës së Kombeve.

Tulipanët kanë një bilanc pozitiv në shtëpi, pasi kanë fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit, një rekord që ata synojnë ta thellojnë në takimin e tretë mes këtyre dy kombëtareve, ku kanë shënuar një fitore secila. Holanda ka avantazhin pasi luan në shtëpi këtë gjysmëfinale kundër Kroacisë, që zuri vendin e tretë në Botërorin e Katarit pak muaj më parë.

Nën regjinë e Modric, ky do të jetë shansi i fundit për gjeneratën e artë të Kroacisë për të marrë një trofe të rëndësishëm. Sfida do të luhet në orën 20:45 të kësaj të mërkurë në stadiumin e Roterdamit, teksa finalisti tjetër do të dal nga çifti, Spanjë-Itali.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share