Liga e Dytë: Sot zhvillohen ndeshjet e javës së VI- të, derbi zhvillohet në Vrapçisht, Besa – Kozhufi

Sot, me fillim në orën 15:00, në të gjitha terrenet e ligës së dytë të futbollit vendor zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të  sezonit vendor, ku pritet të ketë disa ndeshja  vërtet të “nxehta”.

Padyshim  ndeshja  kryesore e kësaj  jave  do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat  pretendente për kreun e tabelës Besa e Dobërdollit që aktualisht  me  12 pikë  mbanë pozitën e tretë, kundër Kozhufit të Gjevgjelisë e cila për momentin mban pozitën e liderit më 15 pikë maksimale.

Kjo ndeshje është një  derbi i vërtet që motivon të gjithë futbollistët  të japin më të mirën nga  vetja e tyre. E dimë se do të kemi përkrahjen e  tifozëve  tanë, andaj nuk  na mbetet  asgjë tjetër pos  të japim maksimumin dhe  të shënojmë fitore  të sigurt për tu kthyer në pozitën e parë”  deklaroi futbollisti me përvojë Burim Sadiki.

Arsimi  para tifozëve vendas përballet me Vardarin e  Negotinës ku alternativë të vetme ka fitoren dhe tri pikët e sigurta.  Në Kumanovë Bashkimi përballet me Kamenica Sasa  dhe  e ka radhën që pas  dy  humbjeve  të shënon fitore . Teteksi  në Tetovë takohet me njërën nga  skuadrat  pretendente për kreun e tabelës  ekipin Detonit Pllaçkovica. Pelisteri  është nikoqire e Karaormanit, Ohri përballet Skopjen , Pobeda në Prilep  pretë Novacin, ndërsa Osogova është nikoqire e Bellasicës.

Të gjitha  ndeshjet zhvillohen sot me fillim  në ora 15:00.

Në xhiron e VI-të, takohen: Ohri – Skopje, Arsimi- Vardari, Pelisteri – Karaormani, Besa – Kozhufi, Teteksi – Tetonit Pllaçkovica, Bashkimi – Kamenica Sasa, Pobeda – Novaci dhe Osogova – Bellasica

Tabela:  

1.Kozhufi              15 pikë

2.Detonit Pllaçkovica 13 pikë

3.Besa                  12 pikë

4..Pelisteri           10 pikë

5.Bellasica             9 pikë

6.Bashkimi            9 pikë

7.Novaci                9 pikë

8.Pobeda               7 pikë

9.Ohri                     7  pikë

10.Arsimi              6  pikë   

11.Vardari             6  pikë

12.Teteksi             6  pikë

13.Skopje              4  pikë

14.Karaormani     3 pikë

15. Kamenica Sasa  1 pikë

16.Osogova          0 pikë

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share