Denis Shabani: Serbët u treguan naivë, shfaqën mentalitetin ballkanas

Gazetari i njohur sportiv, Denis Shabani mendon se skuadra serbe në ndeshjen e sotme me Kamerunin e mbivlerësoi veten, sidomso pas shënimit të tre golave. Në MundoKlan, Shabani ka theksuar se serbët shfaqën mentalitetin ballkanas në Botëror duke iu gëzuar fitores para kohe.

“Ballkanasit si zakonisht i gëzohen fitores para kohe. Edhe pse e nisën mirë, pranuan gol por u kthyen duke shënuar tre gola… Trajneri Piksi shpejtoi duke i lënë të lirë, të padiciplinuar… Naivitieti i serbëve u pa në rastin e Aboubakar. Serbët menduan së është pozitë jashtë loje dhe u ndalën, ndërsa Aboubakar besoi, shkoi deri në fund dhe e futi topin në rrjetë”, deklaroi Shabani.

Gazetari Shabani vlerësoi lartë zëvendësimet e bëra nga trajneri kamerunas, të cilët sipas tij e ndryshuan lojën. Skuadrat afrikane sipas Shabanit, kanë forcë fizike dhe iu duhet vetëm të përsosin aspektin taktik dhe finalizimet. Nëse do të vazhdonte loja më shumë, ndoshta Kameruni do të arrinte të shënonte sërish, tha mes tjerash Denis Shabani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share