Roger Federer do të tërhiqet nga tenisi profesional pas Laver Cup

Roger Federer do të tërhiqet nga tenisi profesional pas Laver Cup të javës së ardhshme qe do të mbahet në Londër.

Kështu ka bërë të ditur vetë tenisti zviceran përmes një shkrimi në Twitter të enjten, transmeton Klan Kosova.

20 herë kampioni i Grand Slam-it e ka bërë këtë njoftim për fansat e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 viteve,” tha ai.

“Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do të kisha ëndërruar ndonjëherë, dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share