Komunikatë e KF Shkëndija

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndarjen me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani.

Kontrata njëvjeçare me drejtorin sportiv Harun Isa dhe bashkëpunëtorët e tij Jonuzi e Osmani është në përfundim dhe klubi shpreh mirënjohje për angazhimin e tyre të deritashëm në Shkëndijë.

Drejtuesit e klubit ndjejnë keqardhje për këtë epilog, pasi dëshira dhe ideja ishte që ngritja e Shkëndijës në nivelet e dëshiruara të bëhet me personalitete me të kaluar të pasur futbollistike nga Tetova. Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan si deshtëm drejt përmbushjes së objektivave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

KF Shkëndija falemenderon Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin për kontributin e dhënë, duke ju uruar gjitha të mirat në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share