RMV-ja vend pjesërisht i lirë – përkeqësohet liria globale!

RAPORTI I “FREEDOM HOUSE”

Sipas raportit më të ri të “Freedom House”, Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira. Sipas kësaj organizate për të 18-tën vit me radhë përkeqësohet liria globale.

Sipas Raportit më të ri të “Freedom House” për “Lirinë në botë në vitin 2024”, Maqedonia e Veriut mbetet vend pjesërisht i lirë. Rezultati është ulur për një pikë në krahasim me vitin e kaluar – 67 nga gjithsejt 100 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në kategorinë e të “drejtave politike” vendi ka 28 nga 40 pikë, derisa lidhur me liritë qytetare ka 39 nga gjithsejt 60 pikë.

Me këtë, Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, bashkë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegpvinën, Hungarinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Rënie më të madhe në 10 vitet e fundit, nga vendet e rajonit shënon Serbia me rënie prej 21 pikëve si dhe Bosnja e Hercegovina me ulje prej 10 pikëve.

Sipas “Freedom House” liria në botë shënon rënie për të 18-tën vit me radhë. Sipas tyre, problemet e theksuara me proceset zgjedhore, që implikojnë dhunë dhe manipulime kanë rezultuar me përkeqësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Nga ana tjetër, sipas “Freedom House” konfliktet e armatosura dhe kërcënimet për aggression autoritar, e kanë bërë botë më pak të sigurtë dhe demokratike. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share