Osmani: Mali i Zi do të pranojë pasaporta me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani njofton se ka marrë njoftim se Mali i Zi do të pranojë pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, nëse ato janë të vlefshme.

Këtë informacion Osmani e ndau sot në një konferencë për media dhe tha se paraprakisht ka biseduar me kolegun e tij malazez dhe janë pajtuar që Mali i Zi të përpiqet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të BE-së apo Zvicrës.

“Mali i Zi kishte vendim që mos t’i pranojë, megjithatë u takova me ministrin e MPJ-së në Antali, dhe këtu u morëm vesh që Mali i Zi të tentojë të ndjek shembullin e vendeve tjera të BE-së, ose shembullin e Zvicrës. Zvicra ka vendim të qartë, ku thuhet se për ne dokumentet deri sa janë valid, janë valid. Kështu që Mali i Zi tashmë na njoftoi se do t’i njohë, do t’i pranojë pasaportat me emrin e vjetër, deri sa janë valid”, tha Osmani.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share