Rita mahnit me fustanin e zi, Dua si princeshë! Yjet që shkëlqyen në Met Gala (Foto)

Në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City mbrëmjen e djeshme tapeti i kuq i Met Gala 2023 shkëlqeu si asnjëherë më parë. Ndryshe nga vitet e tjera, mbrëmë u përkujtua Lagerfeld, dizajneri i ndjerë i cili drejtoi shtëpitë më të njohura të botës në botë si Chanel apo Fendi.

Spektakli i yjeve që kaluan në tapet duke pozuar ishte padyshim i jashtëzakonshëm. Më poshtë janë pamjet më të bukura këtë vit të yjeve, ku mes tyre ishin dhe artistet e njohura shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max.

Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Dua Lipa

Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023.

Rita Ora

Lexo gjithashtu
Total
0
Share