Nga emrat e tyre artistik tek emrat e grupit, Geasy dhe Mc Kresha zbulojnë shpjegimet

Mbrëmja e sotme ka qenë një spektakël i vërtetë në emisionin “Zemër Luana” nga Luana Vjollca në Tv Klan. Të ftuarit special të kësaj nate kanë qenë dy ndër reperët e parë shqiptar që me vite kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për Ghetto Geasy dhe Mc Kresha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dyshja janë përfshirë në një lojë mjaft të thjesht në dukje, por me kuriozitet të madh nga publiku e ndjekësit e tyre. Geasy dhe Kresha janë vendosur para disa objekteve si përshembull një yll që karakterizon labelin Babastars dhe Geasy fillimisht me shaka ka thënë se i përket komunizmit, më tej ka shpjeguar se të gjithë pjestarët e grupit kanë qenë yje dhe sepse ishin 5 pjestarë, kështu që kjo ishte dhe arsyeja e vendosjes Babastars.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në anën tjetër Kresha ka shpjeguar se për PINT kanë zgjedhur specin, pasi të gjithë vendosnin nga një gjë që lidhej, ata vendosën specin në mënyrë që të ishin më të veçantë edhe për faktin se shqiptarët hanë çdo gjë me spec.

Gjithashtu kurioziteti është i madh edhe për emrat artistik të reperëve. Geasy ka shpjeguar se fillimisht e ka patur Ghetto Gold që nënkupton Getoar, më pas e thërrisnin G që ishte për gangsta dhe e vendosi Ghetto G, por njerëzit filluan ta thërrisnin me përkëdheli Geasy dhe më pas i mbeti vetëm kjo. Ndërsa MMV (Mai madhi n’ven) e kanë quajtur miqësisht.

Kresha në anën tjetër zbuloi se titullin MC ja kanë ngjitur të tjerët pasi përdorej shumë nga DJ në atë kohë e ndryshe është “master of  ceremony”, e në anën tjetër Kresha e mban në Instagram Tavnik City, pasi kështu quhet lagjia e tij në Mitrovicë ku kanë qëndruar që në fillimet  e tyre të karrierës e më pas e kanë quajtur Tavnik City! /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share