Bebe Rexha në top-10 të “Billboard Hot 100”

Hiti “I’m good Blue ”pozicionohet në vend të 7-të, lë pas Rihannen

Pasi rrëmbeu çmimin si bashkëpunimi më i mirë në MTV EMA 2022 për këngën “I’m good Blue” me David Guetta-n, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses.

Bashkëpunimi i artistes me Dj e njohur është renditur në dhjetë këngët e para të top-listës ‘Billboard Hot 100’.

Kënga është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas edhe Rihannan me këngën e saj të fundit “Lift Me Up”.

Kjo është hera e katërt që Bebe renditet në top 10-shen e “Billboard Hot 100”.Kujtojmë se po e njëjta këngë është nomunuar për çmimin Grammy Aëards 2023 për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share