Netanjahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në Uashington

Miratimi në Këshill të Sigurimit të rezolutës që kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, për të cilën Shtetet e Bashkuara për të parën herë nuk vendosën veto, nuk ka sjellë asnjë ndryshim në situatës në terren. Luftimet në Gaza vazhduan edhe këtë të martë. Ndihmat patën sërish vështirësi dhe pengesa për të hyrë në Rripin e Gazës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përpjekjet diplomatike vështirësohen tashmë edhe më shumë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu anuloi pjesëmarrjen e delegacionit izraelit në një takim dypalësh në Uashington për të gjetur zgjidhje bindëse që Izraeli të shmangë nisjen e sulmit tokësor në Rafah, qytetin e fundit nën kontrollin e Hamasit. Ndërhyrja ushtarake rrezikon të shumëfishojë bilancin e viktimave të luftës, pasi aty kanë gjetur strehë 1.5 milionë palestinezë që kanë braktisur banesat e tyre në Rripin e Gazës.

Tv Klan