Analiza e rezultateve zgjedhore/ Klan Debat: LSDM përgatitet për opozitë, VMRO-DPMNE formon qeverinë e re?!

Duke analizuar rezultatet zgjedhore në Klan Debat, Andrej Petrov nga LSDM-ja theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk mund të krahasohen.

Ai e pranoi disfatën e partisë së tij, duke thënë se, mesazhi i qytetarëve është i qartë për LSDM-në dhe se, partia duhet të nxjerrë mësim nga rezultati zgjedhor.

“Do të luftojmë për çdo votë në këtë raund të dytë, por një gjë është e sigurt që duhet të përgatitemi për kundërshtim dhe të mësojmë nga gabimet tona.  Një pjesë e votave shkuan për partitë e tjera, një pjesë e qytetarëve qëndruan në shtëpi. Vullneti i qytetarëve ishte i madh në rrethin e parë, edhe pse në raundin e dytë zgjedhor nisim nga e para”, tha Andrej Petrov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, rezultatet nuk ishin befasuese.

“Paralajmëruam se VMRO-DPMNE do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve të dyfishta dhe ajo që ndodhi dje vërtetoi të gjitha tezat tona. As sondazhet më optimiste nuk parashikuan një fitore kaq bindëse, por askush nuk përmendi një diferencë prej 180.000 votash, pas këtyre 5 viteve të presidencës së Pendarovskit”, tha Igor Janushev.

Nikolla Memov nga ZNAM e Maksim Dimitrievskit tha se janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve.

“Votat për Davkovën janë më shumë vota partiake se sa vota për të. Ne kemi thënë gjatë gjithë kohës që sondazhet krijojnë opinionin publik, por ne jemi një parti e vogël dhe kemi një rezultat të shkëlqyer. Presim rritje të votave për 30% dhe rënie drastike të LSDM-së”, tha Nikolla Memov.

Nga ana tjetër, analist politik Lulzim Farizi, beson se për herë të parë në histori ekzistojnë dy kampe të partive shqiptare.

Sipas  tij, shqiptarët mund të marrin maksimumi 30 deri në 32 deputetë.

“Teza se shqiptarët mund të shantazhojnë partitë politike maqedonase bie në tokë. Pres rreth 120 mijë vota për frontin europian në raundin e dytë zgjedhor. Mendoj se opozita shqiptare mund të marrë më shumë vota në raundin e dytë zgjedhor”, tha Lulzim Farizi.

Ai më tej shtoi se, koalicioni opozitar shqiptar VLEN, duhet të bëj analiza dhe përllogaritje të mira rreth asaj se kënd do të mbështesin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share