Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin e ndeshjes së parë pas pavarësisë

Nga Praga  Shaban Sinani

 Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll, sot shënon 30 vjetorin  nga ndeshja e parë ndërkombëtare pas pavarësisë. Qyteti i Kranj-it dhe Sllovenia do të mbeten përgjithmonë të shkruara thellë në analet e futbollit të Maqedonisë si fillimi i ëndrrës ndërkombëtare në futboll. Më 13 tetor 1993, përfaqësuesja e Maqedonisë së veriut që drejtohej nga  seleksionuesi i parë Andon Donçevski luajti ndeshjen e parë zyrtare në Slloveni të njohur nga FIFA dhe UEFA dhe shënoi  fitore  të thellë  ndaj Sllovenisë 4-1.

Në ndeshjen e pare të reprezentacionit i pranishëm ka qenë edhe fotoreporteri i njohur Robert Spasovski i cili pikërisht në këtë ditë krahas  jubileut 30 vite  nga  ndeshja e pare reprezentacionit feston edhe ditëlindjen e tij. Për Klan Maqedoni, nga  Praga e Çekisë ku  jemi në pritje të ndeshjes kualifikuese  Ukrainë – Maqedoni e Veriut ai ekskluzivisht për Televizionin  Klan Maqedoni, deklaroi:.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më duket si dje, dhe në të njëjtën kohë, duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ka një datë që nuk harrohet dhe zgjat shumë! 13.10. 1993 Kanë kaluar saktësisht 30 vjet nga ndeshja e parë zyrtare e Kombëtares së Maqedonisë në futboll, gjenerata të tëra presidentësh, seleksionues dhe futbollistë e morën këtë rrugë, jam krenar që pata mundësinë, privilegjin, kënaqësinë, lumturinë… të jem i tillë. të dy fotoreporterëve që raportuan nga kjo ndeshje historike futbolli” tha ai.

Maqedonia e Veriut  nesër (e shtunë) zhvillon ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Ukrainës. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share