Kombëtarja e Argjentinës largohet me helikopter

Shkak tifozët e shumtë. Nuk mungojnë as përleshjet

Bardhekaltrit të udhëhequr nga Leo Mesi në fillim e nisën paradën me një autobus të hapur. Por për shkak të numrit të madh të tifozëve rreth 5 milionë sipas autoriteteve që ndodheshin në rrugët e Buenos Ajresit, lojtarët u morën nga autobusi dhe u transportuan me helikopter.

Federata dhe Policia anuluan paradën ekipit të botës nëpër rrugët e kryeqytetit. Festa kishte edhe anën tjetër të medaljes atë të përleshjeve të tifozëve me policinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë që persona të tjerë e shfrytëzuan situatën për të grabitur. Disa prej tyre thyen dyert e një banke dhe ngarkuan sende në një furgon.

Si pasojë e festimeve, humbi jetën një 24-vjeçar, pasi kishte hipur mbi një çati, e cila u shemb. Ndërkohë që një fëmijë 5-vjeçar ndodhet në koma. Bashkë me prindërit ai ndodhej në sheshin “San Martin”, kur një copë mermeri i ra në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share