Rëndohet bilanci i të vdekurve nga stuhia në SHBA

Mbi 30 persona kane humbur jeten

Ka arritur në 38 numri i atyre që kanë humbur jetën nga stuhia vdekjerprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Situata mbetet kritike në Nju Jork, ku shoferët dhe punonjësit e kërkim- shpëtimit janë bllokuar në automjetet e tyre. Miliona amerikanë ende janë pa energji elektrike pasi era e fortë ka rrëzuar një pjesë të madhe të shtyllave të tensionit.

Vetëm në Buffalo janë rregjistruar 13 viktima. Ata kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve dhe ngricave në rrugë. Temperaturat kanë arritur në -30 gradë Celsius buzë liqenit Erie në perëndim të Nju Jorkut. Rreth 200 trupa të Gardës Kombëtare u mobilizuan në perëndim të Nju Jorkut për të ndihmuar ekuipazhet e policisë dhe zjarrfikësve, për të kryer kontrolle shëndetësore dhe për të sjellë furnizime.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul e cilësoi stuhinë dimërore si katastrofën më të madhe që pas 1977 ku në Buffalo humbën jetën 30 persona.

“Presidenti Joe Biden më ka siguruar se brenda një kohe shumë të shkurtër nga marrja e kërkesës sonë për deklarim të fatkeqësie do të pranohet. Ky është një lajm i mirë për ne që të jemi në gjendje të fillojmë të mbulojmë koston e kësaj stuhie katastrofike me të cilën duhet të përballemi tani”, thotë Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul

Gati 2 metër dëborë është rregjistruar  në aeroportin e Buffalo. Në Kentaki, zyrtarët konfirmuan tre vdekje të lidhura me stuhinë, ndërsa të paktën katër persona humbën jetën dhe disa u plagosën në aksidente të lidhura me autoveturat në Ohio, ku një grumbull 50 automjetesh mbylli Turnpike Ohio për shkak të stuhisë.

Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Missouri, Ëisconsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në pjesën jugore të Floridës u ulën edhe më shumë ku disa kafshë u gjetën të ngordhura si pasojë e të ftohtit ekstrem.  Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura -45C.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbajnë peshën kryesore të stuhisë. Në Quebec pothuajse 120,000 familje mbetën pa energji elektrike.  Katër viktima u rregjistruan, në provincën perëndimore të British Columbia.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share