Rekord në Arabinë Saudite, kapen 46 milionë pilula droge të fshehura në miell

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë kapur 46 milionë pilula amfetamine të fshehura brenda një ngarkese me miell, një rekord për mbretërinë.

Forcat e sigurisë ndoqën ngarkesën teksa mbërriti në Riyadh Dry Port dhe u dërgua në një magazinë. 6 sirianë dhe 2 pakistanezë u arrestuan gjatë mësymjes në ndërtesë.

Sipas studiuesve , “mërzia dhe kufizimet sociale” si dhe gjetja e lehtë kanë drejtuar përdorimin e captagon në Arabinë Saudite. Droga është përdorur edhe nga ushtarët në luftën civile në Siri  sepse thuhet që zbeh frikën në fushëbetejë.

Tregtia globale e captagon po zgjerohet me shpejtësi dhe vitin e kaluar u vlerësua me 5.7 miliardë Dollarë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share