Michel-Zelenskyt: Armatim shtesë për Ukrainën sa më shpejt

Në një deklaratë tê përbashkët pêr shtyp, të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Bruksel, evidentohet angazhimi i vendosur i BE-së për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet dhe për të mbështetur vendin ndërsa mbron sovranitetin dhe integritetin territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për mbështetjen ushtarake të BE-së për Ukrainën, e cila ka arritur në rreth 12 miliardë euro. Ndërkohë detajoi nevojat e Ukrainës për armatim, duke përfshirë artileri dhe municione me rreze të gjatë, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, avionë luftarakë dhe tanke luftarake.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel theksoi angazhimin e BE-së për ofrimin e pajisjeve ushtarake dhe theksoi nevojën, që dërgesat të jenë sa më të shpejta të jetë e mundur, duke cilësuar. Sipas tij, është thelbësore për Bashkimin Europian dhe për të gjithë partnerët e Ukrainës që të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, veçanërisht tani që rreziqet e një ofensive të përtërirë ruse janë në rritje. Në samitin e 27 liderëve të bashkimit Europian, që mbahet sor dhe nesër në Bruksel; Këshilli Evropian do të trajtojë gjithashtu mbështetjen e BE-së për forcimin e aftësisë së Ukrainës për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj.

Duke kujtuar vendimin e Këshillit Evropian për të njohur perspektivën evropiane të Ukrainës dhe dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, të dy presidentët diskutuan rrugën e anëtarësimit të Ukrainës. Presidenti Zelensky përsëriti vendosmërinë e Ukrainës për të përmbushur kushtet e nevojshme për të filluar negociatat e anëtarësimit tashmë këtë vit.

Presidenti Michel kujtoi parimet e Kartës së OKB-së dhe përsëriti mbështetjen e BE-së për formulën e paqes të Presidentit Zelenskyy dhe angazhimin e BE-së për të punuar në mënyrë aktive me Ukrainën në planin e paqes prej 10 pikash për të siguruar mbështetjen më të gjerë të mundshme të rezolutës përkatëse të OKB-së dhe pjesëmarrjen ndërkombëtare në një samit të ardhshëm global të formulës së Paqes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share