Real Madrid largon Mbappen nga fotosesioni promovues – Bellingham bën të njëjtën gjë

Për arsye përtej publikes, Real Madrid vendosi të fshijë Kylian Mbappen nga një fotosesion i fundit promovues. 

Kjo u bë e ditur sepse Jude Bellingham postoi foton origjinale.

Anglezi, i cili nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, postoi foton origjinale në Instagram. Aty ku paraqitej edhe Mbappe.

Megjithatë, Jude e fshiu foton nga Instagrami i tij pas disa minutash.

Mbappe është në ujë të nxehtë pasi u akuzua për përdhunim gjatë pushimeve në Suedi.

Sulmuesi gjithashtu është kritikuar ashpër për mos udhëtimin për të luajtur për Francën gjatë dy ndeshje të tetorit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

https://rumble.com/v5irv0d-real-madrid-share-footage-of-mbappes-intense-training-amid-heavy-criticism.html

Lexo gjithashtu
Total
0
Share