Liga e kombeve: Gjeorgjia mposhti RMV-në, siguron balotazhin

TË HËNËN NË SHKUP RMV – BULLGARI

Në ndeshjen e raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën C, të Ligës së Kombeve, Gjeorgjia në Tbilisi edhe në ndeshjen e dytë mundi Maqedoninë e Veriut dhe me 13 pikë ka siguruar pozitën e pare dhe kualifikim në Play-off.

Në taborin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se kanë merituar shumë më shumë se sa rezultati përfundimtar dhe humbjes me 2:0. Seleksionuesi Milevski u shpreh I kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mendoj se merituam shumë më tepër sonte, sidomos në këtë ndeshje të dytë ndryshe nga ndeshja në Shkup, kur ishim të mirë vetëm për një pjesë. Sot ishim dominues për 90 minuta krijuam shumë raste. Nuk do të komentoj referimin, por fotografia e kontaktit tregon gjithçka” – deklaroi Bllagoja Milevski.

Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjoll, pas ndeshjes theksoi se është i kënaqur por sipas tij, akoma nuk është arritur caku kryesor.

“Jam i lumtur me fitoren, edhe pse nuk jam shumë nga minutat e para, por në fund jam i kënaqur me këtë triumf. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne, do të jetë mirë të hyjmë në play-off me më shumë pikë. Por së pari, le të kthehemi pas ndeshjes së sotme dhe do të shohim se me cilët lojtarë do të luajmë në ndeshjen tjetër” – tha Vili Sanjoll.

Ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë të hënën në Shkup ku pritet përballja me kombëtaren e Bullgarisë. Bullgaria mbrëmë mundi Gjibralltarin 5-1 dhe me gjashtë pike është në pozitën e tretë. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share