Real Madrid – Barcelona, finalja e madhe e Kupës së Mbretit

Finalja e madhe e Kupës së ;Mbretit në Spanjë do të jetë mes dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, Real Madrid – Barcelona.

Atletivo Madridi nuk ishte zoja që të eliminojë Barcelonën.

Përballja mes Atletico Madridit e Barcelonës ka qenë e luftuar deri në frymën e fundit.

Barcelona me meritë ngadhënjeu në Madrid me rezultat 1:0 ndaj Atleticos.

Ndeshje e parë në Barcelonë kishte përfunduar 4:4 dhe katalunasit me rezultat të përgjithshëm 5:4 shkojnë në finalen e madhe e cila do të luhet më 26 prill.

Futbollisti Torres në minutë e 27-të ka shënuar për fitoren e madhe duke iu falënderuar talentit të madh Yamal.

Atletico Madridi nuk e realizoi qëllimin që të jetë në finalen e madhe tani ka pak gjasa edhe për titull në Spanjë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share