Leverkuseni mund të fitojë sot titullin, Xhaka nur për “Farmaceutikët”

Bayern Munichu me një humbje eventuale ndaj Kolnit të shtunën, do ta shkruante historinë për Bayer Leverkusenin, duke e kurorëzuar kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit.

Megjithëse, edhe nëse bavarezët fitojnë sot, skuadra e Leverkusenit do të ketë mundësinë nesër ndaj Werder Bremenit ta sigurojë titullin me një fitore, pesë xhiro pa përfunduar kampionati.

Këtë sukses të “Farmaceutikëve” e ka udhëheqë spanjolli Xabi Alonso, i cili është në garë për tre trofe këtë kampanjë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata janë kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, teksa janë në çerekfinale të Ligës së Evropës, ku shënuan fitore në ndeshjen e parë ndaj West Hamit me rezultat 2-0.

Trofeu i parë për Alonson mund të vjen qysh këtë vikend me ata që do të pasojnë më pastaj, varësisht si do të kryhen ndeshjet.

Ndër futbollistët më të dalluar në skuadrën e Alonsos, ishte mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka luajtur thuajse në të gjitha takimet, duke qenë lojtar kyç.

Xhaka u transferua te Leverkuseni pa shumë bujë nga skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të verës së shkuar, për 15 milionë euro.

Ai doli të jetë një nga transferimet më të mira që kanë bërë “Farmaceutikët” në vitet e fundit, plus me “low cost”.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, në një intervistë që dha së fundmi theksoi e duan titullin që në këtë vikend.

Për Xhakën, ky do të jetë trofeu i tetë në karrierën e tij. Ai ka fituar dy tituj të kampionit dhe një herë Kupën e Zvicrës me Baselin, ndërsa katër trofe të tjerë gjatë periudhës me Arsenalin – Dy herë Fa Cup dhe dy herë të tjera Superkupën.

Si statistikë, Bayer Leverkuseni së fundmi publikoi për mesfushorin që është një nga lojtarët që ka vrapuar më së shumti në Bundesligë.

Përndryshe, Leverkuseni është në një seri prej 41 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat. /Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share