Manchester City kthehet në supermarket

Arsenal i merr një tjetër lojtar, blen Oleksandr Zinchenko

Mançester Siti kthehet në supermarket për Arsenalin. Pas blerjes së Gabriel Zhesus, londinezët kanë siguruar edhe shërbimet e Oleksandr Zinçenko nga radhët e kampionëve të Anglisë.

Në konfirmimin e dy skuadrave nuk u zbuluan detajet e marrëveshjes, gjithsesi, mediat pohojnë se Arsenal ka paguar 30 milionë Paund për të transferuar mbrojtësin ukrainas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zinçenko bëri më shumë se 100 paraqitje në të gjitha garat për City-n, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021, ku skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti të shpallej kampione ndaj Chelsea.

25-vjeçari bëhet blerja e pestë e Arsenalit në këtë merkato vere, pas anësorit Markuinjos, portierit Mat Turner, mesfushorit Fabio Vieira dhe sulmuesit Zhesus.

Zinçenko është pjesë stabël e kombëtares ukrainase, me të cilët ka luajtur në 52 takime. Futbollisti i krahut të majtë, i cili aktivizohet në mbrojtje dhe mesfushë ka fituar katër herë titullin e Premier League angleze, 4 herë Kupën e Ligës dhe një FA Cup.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share