Tebas i kërkon falje Vinicius Jr

Presidenti i La Liga kërkon ndryshime legjislative për të luftuar racizmin në Spanjë

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, kërkoi falje për deklaratën e tij ndaj lojtarit të Real Madridit, Vinicius Jr, pasi braziliani u ankua në rrjetet sociale për fyerjet raciste të pësuara.

Tebas shkroi se përpara se braziliani të ankohej, duhej të shikonte se çfarë po bën La Liga për të luftuar racizmin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kërkoj falje dhe kaq! Nuk ishte qëllimi im, por nëse ka disa njerëz atje që menduan se unë po sulmoja Vinicius unë u kërkoj falje (atyre) dhe i kërkoj falje Vinicius nëse u ndje i sulmuar me statusin në Tuiter. Nuk kisha ndërmend ta sulmoja Vinicius”, tha ai.

Ai tha se ndihej “i pafuqishëm” për të trajtuar racizmin në futboll pasi sipas ligjit spanjoll, La Liga mund të zbulojë dhe raportojë vetëm incidente raciste, ndërsa kërkoi ndryshime legjislative që të luftojë racizmin në mënyrë më efektive.

Ndërkohë braziliani mori mbështetjen e shokëve të ekipit dhe Bernabeut në fitoren 2-1 kundër Vajekanos. Sfida u vendos nga golat e Benzema dhe Rodrigos.

Vinicius u nderua përpara takimit ndeshjes, ndërsa mori duartrokitjet e stadiumit. Shokët e ekipit mbanin fanellën me numrin 20, ndërkohë që pozuan me një baner ku shkruhej “Racizmi, larg futbollit”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share