Rastet e montuara? – Lloga tregon se çfarë hapash do të marrë ministria e tij

Janë dy mekanizma që mund të sjellin deri te hapja e lëndëve me ndjeshmëri të lartë apo lëndë që njihen si të montuara politike. Kështu ka sqaruar në Klan Debat sonte, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Sipas tij, njëra është përmes misionit vlerësues nga BE dhe e dyta, që sipas Llogës do të bëhet në mënyrë paralele, është përmes sistemit gjyqësor të brendshëm.

“Prej takimit të parë me z. Geer kam kërkuar një mision vlerësues, që të vijë t’i shohim gjithë lëndët që kanë ndjeshmëri të madhe publike apo ato lëndë, të cilat ne të gjithë i klasifikojmë si raste të montuara politike…Kjo është e mundur sepse misione vlerësuese në maqedoni ka pasur disa. Është instrumet i BE-së që është përdorur në Maqedoni disa herë. Dhe ka qenë kërkesë e imja e vazhdueshme me të gjithë ambasadorët që kanë qenë tek unë në takim dhe një pjesë e rëndësishme e bisedës”, tha Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share