Veteranët e arsimit në Çair: Një jetë në shërbim të mësuesisë

GANIU: S’KA MËDYSHJE SE ARSIMI ËSHTË VLERA E VËRTETË DHE UNIKE E NJË KOMBI

Komuna e Çairit shënoi 7 Marsin – Ditën e Arsimit shqip.

Arsimtari Qemaledini, në fund të Marsit, pas angazhimit që nga viti 1980 në arsim, do të pensionohet. Në këto 40 vite përvojë pune, sic njofton KlanM, thotë se ka punuar edhe në fshat dhe qytet por synimi ka qenë i njëjtë, arsimimi i gjeneratave të reja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po, 40 vite, nga viti 1980, ndoshta më shumë se 40 vite. Çdoherë ne kemi qenë krenarë, jemi munduar në formën tonë sa kemi mundë të punojmë kemi punuar me zell me përkushtim, kemi punuar edhe fshatrave edhe në qytet por në përgjithësi jemi mundu mjaftë. Ne kur filluam shumë pak ka pasur mjete e tani më shumë ka mjete dhe cilësia po përmirësohet, së bashku me popullatën jemi duke u avancuar edhe ne së bashku” – tha Qemaledin Emini, mësues pensionist.

Snezhana mësuese pensioniste thotë se arsimit ia ka kushtuar gjithë vitet e jetës së saj.

“Të gjithë jetën time e kam investuar në arsim, në arsimim të gjeneratave të reja që tani më janë të rritur, unë isha mësuese në fillore nga klasa e parë në të pestën, ndjehem krenare kur me përshëndesin në rrugë, disa janë edhe mjek, të gjithë janë të aftë për punë dhe për jetë. Mendoj se arsimi shkon në të mirë me teknikat e reja të cilat janë të nevojshme për në Evropë dhe në të gjithë boten” – tha Snezhana Minova, mësuese pensioniste.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sic njofton KlanM, veteranwve të arsimit u ndau mirënjohje dhe dhurata për kontributin e tyre në arsimimin e brezave.

“S’ka mëdyshje se arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi, është fryma, ekzistenca shtylla kryesore e tij, peshën e kësaj vlere nuk mund ta barazojmë me asgjë tjetër më të çmueshme se arsimi” – tha Visar Ganiu.

Në këtë manifestim Komuna e Çairit shpalli Qytetarë Nderi afaristin Selman Imeri për kontributin e tij në zhvillimin e arsimit në këtë komunë.

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share