Rakiç kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kërkoi lirimin e, siç tha, serbëve të arrestuar “padrejtësisht” në veri të Kosovës.

Arrestimi i një ish-polici serb të shtunën u bë edhe shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Duke folur nga barrikadat në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, Rakiç tha se populli serb “do paqe”.

“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, tha Rakiç, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një ditë më herët, ai po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit. Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Absolutisht e pavërtetë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share