Qeveria vendosi: Ministria e Drejtësisë kompetente për ASK-në

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën që Ligji për monitorimin e komunikimeve dhe Ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, nga kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kalojë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, përcjell KlanM.

Siç thuhet në njoftimin e shërbimeve qeveritare, është konstatuar se Ministria e Drejtësisë është resori i duhur për Ligjin për Monitorimin e Komunikimeve dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si dhe bartëse e aktiviteteve në raste të modifikimit eventual të tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share