Stigmatizimi i grave në biznes nga prizmi i afaristes Fejzi dhe aktivistes Beqiri

Afaristja Gëzime Fejzi në Klan Debat theksoi se gjatë periudhës që merret me biznes është përballur me paragjykime e stereotipe nga më të ndryshmet. Sipas saj, trajtimi që i është bërë asaj në tregun e punës nuk ka qenë i njejtë sepse në Maqedoni, kryesisht bizneset drejtohen nga burrat. Fejzi thotë se edhe në aplikimet për projektet të ndryshme brenda dhe në ato IPARD është refuzuar, duke përmendur edhe shembuj tjerë të afaristeve gra, që ishin refuzuar  njejtë.

Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e grave, Liridona Beqiri mendon se refuzimi në projektet për fondet nga Bashkimi Evropian refuzimet nuk kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore të aplikantit. Më shumë, sipas saj, ka të bëjë me procedurat e ngarkuara burokratike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share