Haradinaj për demonstratat e studentëve: I dhanë drejtim kauzës sonë për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e 81-ës në 42-vjetorin e tyre.

Haradinaj vlerëson se demonstratat e studentëve i kanë dhënë drejtim kauzës për liri, njofton Klankosova.tv.

“42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share