Qeveria: Marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D do të prezantohet para deputetëve që posedojnë certifikata të sigurisë

Qeveria e RMV-së njofton se përfaqësues të Qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, të kyçur në këtë projekt më të madh të insfrastrukturës, do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marërveshjes për ndërtimin e dy korridoreve, në procedurë përkatëse parlamentare, njofton KlanM.

Siç përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, qëllimi është që deputetët të njoftohen me përmbajtjen dhe të gjitha detajet e Marrëveshjes për ndërtim të dy korridoreve, që janë në interesin e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prezantimi i Marrëveshjes, siç përcjell KlanM, do të zbatohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë – thuhet në njoftimin e Qeverisë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share