Qeveria: Janë përfunduar procedurat për furnizimin urgjent të medikamentit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të medikamentit Trikafta për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike kanë përfunduar edhe atë në afat sa më të shkurtër.

Dorëzimi i medikamentit Trikafta për këta pacientë pritet të realizohet nga furnizuesi, në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më të gjatë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, ndërsa të ndërlidhur me specifikat e vetë medikamentit.

Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha procedurat që mundësojnë blerjen e menjëhershme të pandërprerë të medikamentit Trikafta për pacientët në gjendje kritike që vuajnë nga fibroza cistike.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme në Qeveri do të mbahet takim i dytë i organit të posaçëm në të cilën janë përfshirë drejtpërdrejt institucionet dhe përfaqësues nga Shoqata për Fibrozë Cistike. Në takimin e sotëm, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, pritet të finalizohen ndryshimet e nevojshme në zgjidhjet ligjore, të cilat do t’i mundësojnë shtetit të negociojë drejtpërdrejt për furnizimin e medikamentit Trikafta dhe në këtë mënyrë të sigurohet medikamenti për të gjithë pacientët. Me këto ndryshime në rregulloret ligjore ekzistuese, të cilat grupi i punës pritet t’i përfundojë deri në fund të javës, jepet një zgjidhje sistematike, sepse shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e medikamenteve, thonë nga Qeveria

Lexo gjithashtu
Total
0
Share