Bejta: Izet Mexhiti njeri me përvojë, kemi sakrifikuar gjithçka për BDI-në dy dekada

Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për rikthimin e tij në kryesinë qendrore në BDI tha se ai ka sakrifikuar gjithçka në dy dekada, kurse për nënkryetarët e rinjë se pse nuk ka ndryshime ai tha se janë gjithë njerëz me përvojë.

‘Ka pasur gjithmonë 4 nënkryetar, pra me përvojë është Izet Mexhiti, kemi një femër, pra gjithë janë me përvojë. Unë gjithnjë si antar i BDI-së, si nënkryetar si funksionar gjithnjë e kam sakrifikuar vetën familjen për të mirën e BDI-së jo vetëm në Gostivar por në nivel nacional, gjithnjë i kam shërbyer Ali Ahmetit. Pra kështu për dy dekada kemi bërë shumë punë të mëdhaja, vlersimin do ta japin dhe e japin qytetarët” – tha Nevzat Bejta. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share