Putin: Rritja e popullsisë ruse do të jetë qëllimi ynë për dekadat e ardhshme

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka kërkuar grave ruse që të kenë tetë ose më shumë fëmijë dhe t’i bëjnë familjet e mëdha “normë” mes numrit në rritje të viktimave në luftën e tij kundër Ukrainës.

Shkalla e lindjeve në Rusi ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet ’90 dhe vendi ka pësuar më shumë se 300 mijë viktima që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, sipas të dhënave të mbajtura nga Kievi, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Në një fjalim përmes një video lidhjeje në Këshillin Popullor Botëror Rus në Moskë të martën, Putin tha se rritja e popullsisë ruse do të jetë “qëllimi ynë për dekadat e ardhshme”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share