“Putin nuk mposhtet me sanksione e rezoluta”

Gruaja e Navalny-t, eurodeputetëve: Bëhuni inovatorë

Julia Navalnaja, bashkëshortja e liderit simbol të rezistencës anti-Putin Aleksei Navalni, mbajti këtë të mërkurë një fjalim emocional përpara eurodeputetëve në Strasburg në të njëjtën ditë kur autoritetet ruse përcaktuan 1 marsin për përcjelljen e Navalnit për në banesën e fundit, përkundër vullnetit të njerëzve të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke u përpjekur të shkundë eurodeputetët nga petku i vendimmarrjes standarde zyrtare, Julia Navalnaja u bëri thirrje të reshtin së qeni të mërzitshëm me rezoluta e sanksione kundër Rusisë, por të bëhen inovatorë.

“Nuk e mposhtni dot Putinin, duke menduar se ai është njeri me parime, me ligje dhe moral. Nuk keni të bëni me një politikan por me përbindësh gjakatar”.

Julia synon të vazhdojë rrugën e bashkëshortit të saj, në krye të opozitës anti-Putin në Rusi. Mbështetësit e Navalnit kërkuan 29 shkurtin për ta përcjellë atë në banesën e fundit, ndërsa akuzuan Moskën se vendosën një tjetër datë për të fituar kohë në marrjen e masave kundër trazirave të mundshme që mund të shoqërojnë funeralin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share