Putin: Është absurde! Rusia nuk ka në plan të sulmojë NATO-n

Presidenti rus hedh poshtë deklaratat e Biden për qëllimet ekspansioniste të Moskës

Vladimir Putin e ka cilësuar absurde deklaratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden se, Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s nëse fiton luftën në Ukrainë.

Në një lutje drejtuar republikanëve që të mos bllokojnë ndihmën e mëtejshme ushtarake në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan paralajmëroi se ambiciet e Putin nuk do të ndaleshin vetëm me Ukrainën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë”, u shpreh Putin në një intervistë duke shtuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të justifikojë “politikën e tij të gabuar” me Moskën.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, as politik dhe as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s”- deklaroi kreu i Kremlinit.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që pas asaj të raketave kubane në vitin 1962.

Presidenti Biden paralajmëroi vitin e kaluar se një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share