Dëshmia 7 orëshe e Trump në Prokurorinë e New Yorkut

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut ka ngritur një padi 250 milionë Dollarë ndaj ish-Presidentit për deklarata të rreme financiare

Donald Trump për rreth 7 orë ka dëshmuar sërish në Prokurorinë e Nju Jorkut një javë pas gjyqit ku ndaj tij u ngritën 34 akuza. Ish-presidenti iu përgjigj pyetjeve të shumta në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, duke qëndruar ulur për gati shtatë orë. Padia e ngritur Shtatorin e kaluar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një demokrate, pretendon se Trump, fëmijët e tij Donald Trump Jr., Eric Trump dhe Ivanka Trump dhe Organizata Trump ishin përfshirë në një skemë duke ofruar deklarata të rreme financiare për huadhënësit dhe të tjerët që ish-presidenti i përdori për t’u pasuruar.

Padia 250 milionë Dollarë synon të ndalojë aftësinë e Trump për të operuar një biznes në shtet. Çështja është caktuar për gjykim në Tetor. Familjarët e Trump i kanë mohuar akuzat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ai mbetet i vendosur në qëndrimin e tij se nuk ka asgjë për të fshehur dhe mezi pret të tregojë për suksesin e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij shumë miliardë dollarëshe”, tha avokatja e Trump, Alina Habba, në një deklaratë.

Marrja në pyetje u zhvillua me dyer të mbyllura, por CNN shkruan se këtë herë dëshmia nuk ka ngjallur atë lloj vëmendjeje siç bëri javën e kaluar dorëzimi i tij historik në Neë York City për akuza të veçanta penale.

Trump i cili po kërkon nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, do të vijojë të pyetet në lidhje me financat për bizneset tij. Kompania e tij u gjobit me 1.6 milionë Dollarë përmes së cilës drejtuesit më të lartë të kompansë shmangën taksat mbi të ardhurat personale.

Organizata Trump u shpall fajtore në Janar të këtij viti për 17 krime tatimore, përfshirë konspiracion dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Akuzat ndaj kompanisë u bazuan tek dëshmia e ish-shefit të financave të Organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili u deklarua fajtor nën akuzat se ai manipuloi rregjistrat financiarë të kompanisë për të ulur në mënyrë të paligjshme tatimet e tij vjetore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share