Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Çekisë

Është publikuar formacioni i Shqipërisë ndaj Çekisë. Sylvinho i ka besuar portën Etrit Berishës. Në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.

Mesin e fushës, trajneri brazilian ia ka besuar Ylber Ramadanit e Kristjan Asllanit. Para tyre do të vendoset Nedim Bajrami që do të mbështesë në sulm në krahun e majtë Taulant Seferin, në të djathtën Jasir Asanin dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshin.

Ndeshjen ndaj Çekisë mund ta ndiqni në Tv Klan./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share