Ngolo Kante operohet, 4 muaj jashtë fushave dhe larg Kupës se Botës

Shpresat e N’Golo Kante për të qenë pjesë e finaleve të Kupës së Botës, Katar 2022 kanë marrë fund. Mesfushori i Chelsea dhe kombëtares së Francës i është nënshtruar një operacioni pas një problemi në kofshë për ta mbyllur vitin kalendarik në infermieri. Nga ekzaminimet, mendohet se qëndrimi i 31-vjeçarit jashtë fushave do të zgjas për rreth 4 muaj.

Kante ka qenë një lojtar jetik për Chelsean që nga transferimi i tij nga Leicester City në vitin 2016 dhe po aq i rëndësishëm për Francën, me të cilët ka qënë prezent në 53 ndeshje. Mesfushori luajti një rol kryesor në Kupën e Botës 2018, ku “gjelat” arritën që të triumfonin.

Gjithsesi, problemi në kofshë e pengon për të qënë në Katar 2022, në turneun që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Forma e ish-it të Leicester nuk ka qënë aspak e mirë, duke luajtur në vetëm dy ndeshje këtë sezon të Premier League për një total prej 175 minutash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një tjetër dhimbje koke për trajnerin e Francës, Didier Deschamps, të cilit i duhet të bëj pa një mesfushor kualitativ si Kante, por edhe me një lumë dyshimesh për gjendjen fizike të Paul Pogba, në pikëpyetje për tu grumbulluar për turneun e Katarit. Francës i duhet për të mbrojtur titullin e fituar në Rusi, mision që e nis nga grupi D, ku gjen përballë kombëtare si Australia, Danimarka dhe Tunizia.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share