NBA: Boston shënon fitoren e 59 sezonale me fitoren ndaj Charlotte

Gjashtë ndeshje të zhvilluiara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sollën dy fitore për ekipet vendase dhe katër për ato mysafire.

Ekipi Boston si lider në Lindje ka rtegjistruar fitoren e 59-të sezonale, kësaj radeh mundi Charlotten me rezultatin 118-104. Më efikas ishin Hauser dhe Tatum që realizuan nga 25 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi Portlandin me rezultat 104-103.

Phoenix shënoi fitore ndaj Nju Orlenas-it me 124-111, ndërsa me lojë fantastike dhe efikase u dallua Kevin Booker i cili realizoi 52 pikë.

Në transfertë fitoi skuadra e Atlanta, që mundi Çikagon me rezultat 113-101, ndeshje ku u dallua Bogdanoviq me 20 pikë.
Jashtë fushës së vet fiton edhe Memphis në përballjen me Detroiytin 110-108. Për Memphis u dallua Jared Jackson me 40 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Indiana, që mposhti thellë Brooklyn me rezultat 133-111. Më efikas ishte Haliburton, me 27 pikë e 13 asist.

Rezultatet e sotme
Charlotte – Boston, 104-118
Detroit – Memphis, 108-110
Indiana – Brooklyn, 133-111
Orlando – Portland, 104-103
Chicago – Atlanta, 101-113
Nju Orleans – Phoenix, 111-124

Lexo gjithashtu
Total
0
Share