Publikohen pamjet e para të skenës së Eurovisionit në Malmo

Gara më eminente e muzikës në Evropë, “Eurovision Song Contest”, ka publikuar pamje se si do të duket skena për edicionin e vtiti të ardhshëm.

Eventi do të mbahet në Malmo të Suedisë, pasi këngëtarja suedeze Loreen fitoi garën vitin që po lëmë pas.

Faqja zyrtare e Eurovision-it ka publikuar pamje vizuale të skenës e cila ka një moto mbrapa: Të bashkuar prej muzikës.

Artistë përfaqësues të shteteve evropiane do të ngjitin skenën me datat 7, 9 dhe 11 maj 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share