Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, kultivoi kanabis në banesë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share