Pse SHBA-ja e ndëshkoi Kosovën?

SHBA-ja ndërmori masa kundër Kosovës për injorimin e këshillave të saj për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Ajo e kritikoi Qeverinë e Kosovës për instalimin e kryetarëve shqiptarë në veri “me mjete të dhunshme”. Për pasojë, Kosova u përjashtua nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, shkëmbyen akuza për skenat e dhunshme në Zveçan, ku përleshjet mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

Kurti tha se protestuesit në Zveçan vepruan nën udhëzimet e Beogradit zyrtar. Vuçiç tha se Kurti është vetë përgjegjës për trazirat./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share