Mali i Zi në heshtje zgjedhore

Sondazhet nuk parashikojnë fitues për të formuar qeverinë

Mali i Zi është këtë të shtunë në heshtje zgjedhore, para se qytetarët të votojnë nesër për parlamentin e ri nga i cili do të dalë edhe qeveria e re.

Të drejtë vote në këto zgjedhje e kanë 542 mijë votues, ndërsa në garë janë 15 forca apo koalicione zgjedhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi, por janë të parat që Partia Demokratike e Socialistëve hyn në zgjedhje pa liderin e saj Milo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash është tërhequr si kryetar i partisë, pasi humbi në zgjedhjet presidenciale para disa muajsh.

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës për të parën herë parë konkurron lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas sondazheve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra e dyta për nga numri i përkrahësve është Partia Demokratike e Socialistëve.

Ndonëse lëvizja ‘Europa Tani’, kryeson në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re. E pavarësisht kësaj, nga lëvizja “Evropa Tani” kanë bërë të qartë se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviç.

Ndërkohë që pas gjithë ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës së kripto valutave me shtetasin koreano jugor Do Von, kjo lëvizje ka deklaruar se nuk dëshiron partneritet pas zgjedhor as me koalicionin e Demokratëve te Aleksa Beçiçit ku bën pjese edhe lëvizja URA të kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviçit.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumicën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share