Vajza, ju ka ndodhur që të njihni dikë dhe teksa gjithçka dukej se po shkonte mirë mes jush, në po atë moment shkatërrohet?! Jeni takuar disa herë me një djalë, keni shkëmbyer mesazhe për javë të tëra. Por, këto të fundit u rralluan aq shumë sa komunikimi u stopua pa asnjë arsye konkrete?
Eksperti i marrëdhënieve Hunt Ethridge ka një shpjegim për situata të tilla:
Sipas Ethridge mund të ndodhë dhe që ai djali nuk e ka marrë dhe aq seriozisht marrëdhënien.
Fakti që, le të themi, e keni takuar në një festë ose në një lokal dhe ka pasur ndonjë tërheqje, nuk do të thotë domosdoshmërisht se lidhja juaj do të vazhdojë. Vetëm nëse të dyja palët kërkojnë takime, do të ketë përparim. Përndryshe, dërgimi i mesazheve nuk përfshin as ndonjë investim të madh emocional – ai mund t’u dërgojë mesazhe pesë vajzave të tjera njëkohësisht e ndërsa mund të jetë i martuar me fëmijë.
Së dyti, ai thjesht flirtoi! Dhe nuk e ndjen të nevojshme të të japë shpjegime përmes mesazheve.
Një tjetër opsion mund të jetë dhe keqkuptimet që krijojnë bisedat me mesazhe.
Nëse e pyet pse nuk i përgjigjet mesazheve të tua dhe ai pretendon se nuk ka kohë, nuk është e vërtetë. Një mashkull që është vërtet i interesuar për ju, siç thekson eksperti, do të gjejë një mënyrë për t’ju kontaktuar edhe me një SMS të shkurtër. Pra, nëse, për shembull, nuk keni dëgjuar për të për më shumë se një javë, ai thjesht ka prioritete të tjera në jetën e tij./tvklan.al