Mikrobioma e fytyrës shkakton rrudha tek sytë?

Ne e dimë që rrezatimi diellor ka ndikim të madh tek lëkura e fytyrës, që nga njollat kafe e deri te rrudhat e parakohshme. Sipas një studimi së fundmi të botuar në revistën “Frontiers in Aging”, mikrobioma e lëkurës do ndihmojë shkencën në parandalimin e këtyre efekteve negative.

(Lëkura është organi jonë më i madh, e cila përbëhet nga triliona mikroorganizma si, bakteret, kërpudhat dhe viruset. Këto forma të gjalla të padukshme janë të njohura si mikrobioma e lëkurës. Ato janë një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm, por kur tejkalojnë masën ato bëhen shkaktarët kryesorë të rrudhave.)

Plakja e lëkurës sipas studiuesve mund të ngadalësohet ndjeshëm duke izoluar mikrobet përgjegjëse. Këto të fundit, bazuar në hulumtimet e kryera, janë mikrobe që gjenden zakonisht në lëkurën tonë dhe shkaktojnë rrudhat në sy dhe dehidratojnë fytyrën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për të penguar aktivitetin e tyre, do të analizohen me kujdes nivelet e aciditetit në lëkurë, hidratimin, sasinë e sebumit (që shkakton yndyrë dhe puçrra) dhe çdo faktor tjetër që lidhet me plakjen. Siç shkruhet në revistën prestigjoze nuk do të vonojë koha kur të gjithë do dimë me saktësi si të kemi një rutinë të mirë kujdesi për lëkurën dhe cilat produkte kozmetike janë rreptësisht të ndaluara./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share