Protestuesit hedhin molotovë në derën e bashkisë së Tiranës (VIDEO)

Edhe këtë të Premte, qytetarët kanë dalë në protestë para bashkisë së Tiranës. Përpos thirrjeve ndaj kreut të bashkisë Erion Veliaj për të dhënë dorëheqjen, protestuesit kanë hedhur molotovë ndaj godinës. Forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, ndërkohë që para derës së bashkisë kanë shpërthyer flakët.

Shihni më poshtë pamjet:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të pranishëm ishin edhe deputetë të opozitës, ndërsa Belind Këlliçi theksoi se aksioni do vijojë derisa Veliaj të largohet nga posti.

Në pankartat që mbanin në duar shkruhej: Mjaft! Jep dorëheqjen!

Kjo është protesta e tretë që organizon shoqëria civile me mbështetjen e PD, pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë më të madh në vend./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share