Shqipëria emëron Deonin Mejdani për ambasador në Maqedoninë e Veriut

Ambasador i ri i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë Deonin Mejdani.

Mejdani para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme e ka prezantuar platformën e tij dhe e ka marrë përkrahjen e Komisionit.

“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinj i mirë, por edhe partner, aleat dhe përkrahës i udhëtimit të përbashkët në proceset rajonale dhe eurointegruese”, ka deklaruar mes tjerash para anëtarëve të Komisionit, kryetare e të cilit është Mimi Kodheli.

Në debatin e mbajtur onlajn përmes platformës “Zum”, ai tha se një nga prioritetet e tij është përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai paraprakisht ka kryer funksione në administratën shqiptare, mes të cilave drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, drejtor në kontrollin e brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, drejtor për monitoring, kontroll dhe inspektim në Drejtorinë për kontroll elektronik dhe postar, drejtor i qendrës koordinative kundër eketremizmit të dhunshëm.

Mejdani, i icli është djali i ish presidentit shqiptar, Rexhep Mejdani, vjen në vendin e ambasadorit Fatos Reka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share