Protestë në Shkup dhe Manastir për vdekjen e 6-vjeçares

Në Shkup dhe Manastir sot nga ora 19:00 do të mbahet protestë për vdekjen e gjashtëvjeçares Jana.

Në Manastir qytetarët do të dalin në orën 19:00 në sheshin Magnolia me moton “Të gjithë jemi Jana” dhe “Drejtësi për Janën”, ndërsa në Shkup poashtu në ora 19:00 protesta do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Organizatorët thonë se qëllimi është që të pasqyrohen kushtet në Shëndetësinë e Maqedonisë, ndërsa thirrja për protestë është publikuar në Facebook.

Jana vdiq më 22 mars pasi kishte marrë infuzion në Spitalin klinik në Manastir. Sipas deklaratave të prindërve, sheqeri i saj prej 9 u rrit në 19 dhe situata u ndërlikua. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar tha se nuk ka pasur lëshime në mjekim dhe vajza ka pasur probleme me zemrën. /KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share