Vetura rrokulliset nga një lartësi në Shterpcë, humb jetën shtetësja nga Maqedonia e Veriut

Një femër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet në Shtërpcë, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti kishte ndodhur gjatë kohës kur viktima dhe tre pasagjerë të tjerë të cilët ishin bashkë me të, kishin dal nga rruga dhe ishin rrokullisur nga një lartësi.

Ndërsa siç raporton policia të aksidentuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një femër ka ndërruar jetë dhe tre persona tjerë janë lënduar pasi vetura me të cilën po lëviznin ka dalur jashtë rrugës duke u rrokullisur nga një lartësi. Të gjithë të aksidentuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, bënë të ditur policia e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share