Iva Projkovska refere ndërkombëtare futbolli nga Maqedonia e Veriut, për Mundo Klan nga Katari, flet për Kampionatin Botëror të futbollit, për referet femra të kyçur në këtë Botëror, por edhe për shumë çështje tjera lidhur me këtë event të madh sportiv. Ajo thotë se këtyre ditëve Katari është qendra e botës.
“Organizimi mund të them se është fenomenal, atmosfera njëjtë, publiku anojnë për kombëtaret e tyre. Ka ahengje në të gjitha anët, në të gjitha pjesët e qytetit. Kështu që mund të them se çdo gjë është në nivelin e lartë” – shprehet referja Projkovska.
Qëndrimi I saj në Katar ka të bëjë me mbështetjen për referet e futbollit, të cilat, tashmë jemi mësuar t`i shohim gjatë ndeshjeve të Botërorit.
“Po erdha që t`I mbështes së pari “time one” do të thotë referët, pasi edhe unë jam refere futbolli, pastaj t`i mbështes edhe ish vendet jugoslave, Serbinë dhe Kroacinë, si dhe të gjitha vendet tjera kuptohet edhe Katarin. Kësaj radhe thjesht si shikuese” – thotë Projkovska.
Por sa refere janë të inkuadruar drejtpërsëdrejti në këtë kampionat botëror të futbollit?
-“Po ka tre refere që janë në listën kryesore dhe tri refere janë në listën ndihmëse apo asistente. Tanimë referet kryesore ishin deleguar si refere të katërta apo të pesta. Presim që t`i shohim edhe si refere kryesore dhe asistentet gjithashtu të gjenden bashkë me ata” – shprehet Projkovska.
Projkovska e ka të vështirë të prononcohet për favoritët që mund ta fitojnë titullin, duke veçuar tri kombëtare në listën e favoritëve.
“Është pyetje e vështirë. Megjithatë mendoj se midis Spanjës, Brazilit dhe Argjentinës do ta shohim fituesin në këtë kampionat botëror” – thotë për Mundo Klan, refereja ndërkombëtare e futbollit nga Maqedonia e Veriut, Iva Projkovska. /KlanMacedonia